MARIJA MITEVA

Miteva: Janë siguruar 2.5 milionë denarë për mbrojtjen intervenuese të “Makedoniumit” (VIDEO)

September 10, 2025
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, deklaroi sot se monumenti “Makedonium” do të rinovohet dhe do t’i rikthehet lavdia e merituar. Ajo theksoi se ndërprerja e procesit të restaurimit në vitin 2017 nga qeveria e mëparshme ka lënë pasoja të rënda për këtë objekt simbolik të historisë dhe identitetit kulturor të vendit. “Situata aktuale nuk është rezultat i neglizhencës së Qeverisë sonë, por i mosveprimit afatgjatë në të kaluarën. Detyrimi ynë është ta korrigjojmë këtë,” u shpreh Miteva.

Sipas saj, për vitin 2025 janë siguruar 2.5 milionë denarë për ndërhyrje urgjente, ndërsa deri në mesin e vitit 2026 do të përgatitet projekti i plotë për rinovimin dhe konservimin e kompleksit. Miteva theksoi se, për shkak të veçantisë arkitektonike të monumentit, do të përfshihet edhe ekspertizë ndërkombëtare. “Makedoniumi nuk do të lihet të shkatërrohet. Ai është pjesë e kujtesës dhe identitetit tonë kombëtar dhe do t’u transmetohet brezave të ardhshëm,” përfundoi ajo.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhurata dora publikon foto pa pike grimi duket per bukuri 68c16c726a2aa
Lajmi i mëparshëm

Dhurata Dora publikon foto pa pikë grimi, duket për bukuri

BDI LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

BDI-ja ka një dert: Çfarë po i ndodhë Maqedonisë?

Të fundit nga

ShkoLartë