miss grand kosova 2026 alba fazlija nga prishtina drejt skenes nderkombetare 6ab9207be0400

Miss Grand Kosova 2026, Alba Fazlija: Nga Prishtina drejt skenës ndërkombëtare

September 27, 2026
min lexim

Alba Fazlija, nga Prishtina, është zgjedhur Miss Grand Kosovo 2026 dhe aktualisht ndodhet në Tajlandë, ku po merr pjesë në Miss Grand International 2026.

Në një intervistë me shkrim për Prive By Liberta Spahiu, Alba ka rrëfyer më shumë për rrugëtimin e saj, ambiciet dhe planet për të ardhmen.

Rrugëtimi i saj në modeling dhe pageantry ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Me kalimin e viteve, kjo fushë është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së saj dhe një mënyrë për të shprehur veten.

Alba thotë se modelingun dhe pageantry i sheh si një mënyrë për të shprehur veten, personalitetin dhe ambicien e saj.

Një etapë e rëndësishme në këtë rrugëtim ishte viti 2025, kur mori pjesë në Miss Universe Kosovo dhe u rendit si First Runner-Up. Ajo e cilëson këtë eksperiencë si një moment që i dha më shumë siguri në vete, por edhe motivim për të vazhduar rrugëtimin në këtë drejtim.

Një vit më vonë, Alba mban titullin Miss Grand Kosovo 2026 dhe po përjeton një eksperiencë të re në Tajlandë, ku po e përfaqëson Kosovën në një skenë ndërkombëtare.

Për të, kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë, jo vetëm për aspektin e garës, por edhe për të përjetuar një eksperiencë të re dhe për të përfaqësuar vendin e saj. Alba shprehet se është shumë e lumtur që po e përfaqëson Kosovën në një skenë ndërkombëtare.

Duke folur për veten, Alba e përshkruan veten si një vajzë shumë ambicioze, e cila gjithmonë ka pasur dëshirë të ndërtojë diçka të madhe për veten.

Për të, kurora është vetëm një pikënisje. Ajo synon që karriera e saj të mos ndalet te pageantry, por të vazhdojë edhe në modeling, fashion dhe media.

Alba ka në plan të jetë pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare, duke e parë këtë rrugëtim si një mundësi për të zgjeruar më tej eksperiencën dhe karrierën e saj.

Tash për tash, fokusi i saj është Tajlanda dhe Miss Grand International 2026, ku po përfaqëson Kosovën dhe po vazhdon një rrugëtim që nisi shumë vite më parë, kur ishte vetëm 13 vjeçe. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjete alpiniste rezultojne te zhdukur pasi nje ortek goditi kampin baze ne himalaje 6ab91fcac410a
Lajmi i mëparshëm

Dhjetë alpinistë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek goditi kampin bazë në Himalaje

termet me magnitude 3 3 balle ne zonen e prespes u ndje ne manastir dhe rrethine 6ab92323e27e9
Lajmi i radhës

Tërmet me magnitudë 3.3 ballë në zonën e Prespës, u ndje në Manastir dhe rrethinë

Të fundit nga

ShkoLartë