dhjete alpiniste rezultojne te zhdukur pasi nje ortek goditi kampin baze ne himalaje 6ab91fcac410a

Dhjetë alpinistë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek goditi kampin bazë në Himalaje

September 27, 2026
1 minut lexim

Të paktën 10 alpinistë nepalezë, të cilët po përgatiteshin të udhëhiqnin një ekspeditë, rezultojnë të zhdukur pasi një ortek goditi një kamp bazë në Himalaje të dielën.

Organizatorët e ngjitjes thanë se udhërrëfyesit vendas ndodheshin në një pikë ndërmjetëse pranë majës Himlung Himal, në distriktin Manang, kur orteku goditi të dielën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja.

Parashikimet treguan se kishte pasur reshje të dendura bore rreth majës me lartësi 7,126 metra gjatë ditëve të fundit; kjo majë ndodhet në kufirin e Nepalit me Tibetin.

Dhe siç theksohet më tej, kushtet e këqija të motit kanë penguar përpjekjet e shpëtimit, pasi helikopterët dhe ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë në vendngjarje.

Bibhuti Chand Thakur, nga kompania “Himalaya Holidays Trekking”, i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Tetë anëtarë të ekipit tonë të ekspeditës dhe dy të tjerë nga një kompani tjetër janë raportuar të zhdukur”.

Ekipi nepalez ishte dërguar përpara alpinistëve të huaj për të përgatitur kampin, për të menaxhuar itinerarin dhe për të vendosur litarët në mal.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne nje banese ne korce dyshohet se shkak ishte bombola e gazit 6ab91f4ff27c1
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se shkak ishte bombola e gazit

miss grand kosova 2026 alba fazlija nga prishtina drejt skenes nderkombetare 6ab9207be0400
Lajmi i radhës

Miss Grand Kosova 2026, Alba Fazlija: Nga Prishtina drejt skenës ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë