mirupafshim jeff bezos dhe lauren sanchez pershendesin me dore teksa largohen nga venecia se bashku me miqte e tyre vip 6861bbc397dfb

Mirupafshim! Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përshëndesin me dorë teksa largohen nga Venecia së bashku me miqtë e tyre VIP

June 30, 2025
1 minut lexim

Rrezatues nga lumturia, Jeff Bezos i mbante dorën në bel gruas së tij të re, Lauren Sanchez, teksa u përshëndetën për muajin e mjaltit.

Çifti i sapomartuar i dha fund dasmës së tyre madhështore prej 33.5 milionë paundësh, ndërsa u nisën nga hoteli i tyre në Venecie me varkë.Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, 61 vjeç, ngriti dorën lart për t’u përshëndetur me spektatorët pas festës treditore madhështore.

Të ftuarit e famshëm si Kylie Jenner, Orlando Bloom dhe Leonardo DiCaprio u fotografuan gjithashtu duke hipur në taksi ujore për t’u kthyer në shtëpi.

Image

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Çifti i lumtur tha “Po” në atë që u quajt “martesa e shekullit”, e cila u mbajt në manastirin mahnitës San Giorgio Maggiore në Venecie, në një ceremoni luksoze.

Ish-gazetarja Lauren Sanchez, 55 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan të bardhë pa mëngë, një kapele të zezë dhe syze të mëdha dielli.Burri i saj i ri nuk mund t’i ndante duart prej saj teksa u larguan nga hoteli luksoz me pesë yje Aman, për të nisur jetën e tyre martesore – edhe pse ende nuk dihet se ku planifikojnë të kalojnë muajin e mjaltit.

Image

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Rreth 200 VIP-a nga më të pasurit e botës morën pjesë në festimet e çiftit gjatë fundjavës, përfshirë Kim, Khloe dhe Kris Kardashian, Lady Gaga, Oprah Winfrey, Eva Longoria, Ivanka Trump dhe Tom Brady.

Nuk u kurse asgjë nga njeriu i tretë më i pasur në botë, Jeff, pasuria e të cilit vlerësohet në 177 miliardë paund.

“Jeff këmbënguli që t’i mbulonte vetë të gjitha shpenzimet,” tha një burim për ne.“Ai dëshironte që të gjithë të ndiheshin të përkujdesur maksimalisht, nga momenti i mbërritjes deri në largim.”

Një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve të festës u dedikua për verërat dhe pijet alkoolike, me përzgjedhje të kuruara posaçërisht për të përfaqësuar vitet e lindjes së çiftit dhe momentet e rëndësishme të jetës së tyre.

Image

Kylie kishte veshur një kostum të përputhur me printe leopardi teksa ecte dorë për dore me vajzën e saj, Stormi, drejt taksisë ujore

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet per diten e neserme 6861ba97a3ea0
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet për ditën e nesërme

defekt ne linjen elektrike qe furnizon qendren e shengjinit me energji kabulli keputet si pasoje e nje shperthimi dhe perfundon ne rruge 6861ce488724b
Lajmi i radhës

Defekt në linjën elektrike që furnizon qendrën e Shëngjinit me energji/ Kabulli këputet si pasojë e një shpërthimi dhe përfundon në rrugë

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje
ShkoLartë