Defekt në linjën elektrike që furnizon qendrën e Shëngjinit me energji/ Kabulli këputet si pasojë e një shpërthimi dhe përfundon në rrugë

June 30, 2025
1 minut lexim

Një incident është shënuar pasditen e sotme në qendër të Shëngjinit, ku një defekt në linjën elektrike ka shkaktuar shkëndija dhe një shpërthim të lehtë.

Si pasojë, kabulli është këputur dhe ka rënë në rrugë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në atë moment.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, policia bashkiake dhe punonjës të OSSHEE të cilët kanë larguar fillimisht kabullin për të shmangur rrezikun e mëtejshëm si dhe kane nisur nderhyrjen per riparimin e defektit.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për zonën nga shkolla deri tek lagjja e Portit, derisa të riparohet defekti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mirupafshim! Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përshëndesin me dorë teksa largohen nga Venecia së bashku me miqtë e tyre VIP

Të fundit nga

Ngjarjet për ditën e nesërme

​Ngjarjet e datës 30 qershor Vendoset gur-themeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtinë. Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Ora 10:00)
ShkoLartë