mirlind daku o perjeton ngerc ne rusi 68ab15f4863de

Mirlind Daku o përjeton “ngërç” në Rusi

August 24, 2025
1 minut lexim

Mirlind Daku e ka dëshmuar këtë sezon të ri te Rubin Kazan se do të jetë lider në ekip.

Në 5 ndeshjet e para, sulmuesi i Kombëtares numëroi 5 gola, me një mesatare të frikshme shënimi, 1 finalizim për ndeshje.

Por nëse i referohemi 3 takimeve të fundit, përfshi edhe atë të Kupës ndaj Zenit, janë plotë 213 minuta “thatësirë”.

Ky segmenti jo i vogël kohor bën të kuptosh se Daku po përjeton “ngërç” te ekipi nga Kazani.

Përballja e radhës për Rubin do të jetë karshi Akhmat Grozny, të martën (Kupë), sikurse shansi i shqiptarit për t’u rikthyer te goli. Duhte thënë se Daku është një nga sulmuesët më efektivë para porte gjatë muajt të fundit nga radhët e Kombëtares.    

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguria ne det kontrolle ne te gjithe vijen bregdetare bllokohen 20 mjete lundruese 68ab15997d717
Lajmi i mëparshëm

Siguria në det! Kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, bllokohen 20 mjete lundruese

osmani mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te artur zhejit 68ab1609f0adc
Lajmi i radhës

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

Të fundit nga

ShkoLartë