ministria e shendetesise shkaku i parregullesive i merren kompetencat odes se stomatologeve 689a3809ac3d6

Ministria e Shëndetësisë: Shkaku i parregullësive, i merren kompetencat Odës së Stomatologëve

August 11, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar dhënien e licencave të reja për stomatologët apo vazhdimi i atyre të skaduara nga Oda e Stomatologëve.

Për këtë janë sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kujtojmë se këtij procesi i ka paraprirë një masë e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e ndjekur më pas nga një vendim përfundimtar i së njëjtës institucion me të cilin ndalohej zbatimi i akteve dhe veprimeve individuale. Për më tepër, pavarësisht masës së përkohshme, Oda ka vazhduar me edukimin e vazhdueshëm. Paralelisht, në mbështetje të këtij vendimi është edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë informon se kishte formuar dy komisione për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Odës dhe në të dyja rastet janë konstatuar parregullsi.

“Theksojmë se pas mbikëqyrjes së kryer nga komisioni i parë, i formuar në vitin 2024, nuk është vepruar fare sipas rekomandimeve, pra janë plotësisht të pavërteta pretendimet se komisionet “nuk kanë konstatuar parregullsi në asnjë segment të punës së Odës”. Ndërkohë, komisioni i dytë tashmë ka dhënë udhëzime të qarta për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me parregullsitë dhe mangësitë e konstatuara, si dhe propozime për veprimet që duhet të ndërmerren”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Bazuar në gjendjen faktike të konstatuar, pas shqyrtimit të përmbajtjes së raporteve dhe dokumentacionit të dorëzuar, si dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 15.05.2024, ministri vendosi që përkohësisht të marrë përsipër kompetencat për licencim, deri në vendosjen e një sistemi që do të funksionojë në mënyrë ligjore, transparente dhe profesionale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ronaldo i propozon martese georgines 689a340c841d4
Lajmi i mëparshëm

Ronaldo i propozon martesë Georginës

ne manastir dhe rrethine eshte ndjere termet me epiqender ne greqi 689a3d30931e6
Lajmi i radhës

Në Manastir dhe rrethinë është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë