ministria e shendetesise ne spitalin e pergjithshem te gostivarit jane evidentuar 1 554 paciente 6a5e490e49832

Ministria e Shëndetësisë: Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë evidentuar 1.554 pacientë

July 20, 2026
1 minut lexim
ggg

Ministria e Shëndetësisë doli me dhënat më të reja. Nga atje thonë se është vërejtur një ulje fillestare e numrit të pacientëve të rinj të kontrolluar në Spitalin dhe Qendrën Shëndetësore të Gostivarit.
Sipas tyre, në mënyrë kumulative, deri tani në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë evidentuar 1.554 pacientë, ndërsa në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit 1.392.

Katër personat që ishin të hospitalizuar tashmë janë lëshuar për trajtim në shtëpi.
Deri tani janë dorëzuar 140 raportime zyrtare, të cilat po përpunohen nga ekipet epidemiologjike të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe Institutit për Shëndet Publik. Gjithashtu janë kryer 81 anketa epidemiologjike.

Sa i përket trendit ditor të pacientëve të rinj, të dhënat tregojnë se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar gjithsej 564 pacientë të rinj në spital dhe në qendrën shëndetësore, që paraqet ulje krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 649 pacientë të rinj dhe ishte shënuar numri më i lartë i kontrolleve brenda një dite.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dani olmo festoi kupen e botes ne krahet e te dashures momenti romantik qe mori vemendjen 6a5e451c1b477
Lajmi i mëparshëm

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen

demet nga bresheri bajrami thirrje qeverise ndani buxhet per kompensim 6a5e5f926ffbe
Lajmi i radhës

Dëmet nga breshëri, Bajrami thirrje Qeverisë: Ndani buxhet për kompensim

Të fundit nga

ShkoLartë