demet nga bresheri bajrami thirrje qeverise ndani buxhet per kompensim 6a5e5f926ffbe

Dëmet nga breshëri, Bajrami thirrje Qeverisë: Ndani buxhet për kompensim

July 20, 2026
1 minut lexim

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Istog dhe zona të tjera të vendit, duke kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë veprime urgjente për kompensimin e fermerëve të prekur.

Sipas Bajramit, brenda pak minutash janë shkatërruar qindra hektarë me kultura bujqësore, duke dëmtuar punën disamujore të fermerëve.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete buxhetore për kompensimin e plotë të dëmeve, ndërsa ka përsëritur kërkesën e LDK-së për krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të mos mbeten çdo vit të pambrojtur nga fatkeqësitë natyrore.

“Brenda pak minutash, breshëri ua shkatërroi fermerëve në Istog dhe në zona të tjera punën e disa muajve. Qindra hektarë me kultura bujqësore u bënë rrafsh me tokë. Qeveria, e cila vetëm në javën e fundit të fushatës zgjedhore shpërndau qindra miliona euro për qëllime elektorale, duhet të mbajë mbledhje urgjente dhe të ndajë buxhet për kompensimin e tërë këtyre dëmeve. Kjo është detyrë e shtetit. LDK kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, që fermerët të mos mbeten çdo vit në mëshirën e fatit. Sot nuk duhen arsyetime, duhen veprime konkrete. Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise ne spitalin e pergjithshem te gostivarit jane evidentuar 1 554 paciente 6a5e490e49832
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë: Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë evidentuar 1.554 pacientë

te ikin sa me pare keta qelbesira qytetari ne diten e 51 te te revoltes as pronat sna i kompensuan 6a5e600f574bb
Lajmi i radhës

“Të ikin sa më parë këta qelbësira”- Qytetari në ditën e 51-të të revoltës: As pronat s’na i kompensuan!

Të fundit nga

ShkoLartë