ministria e shendetesise maqedonia nder vendet e para ne evrope qe zbaton standardin evropian per ndarjen e te dhenave shendetesore 68696ac3a7e5a

Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ndër vendet e para në Evropë që zbaton standardin evropian për ndarjen e të dhënave shëndetësore

July 5, 2025
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para në Evropë që ka miratuar standardin më të ri evropian në shëndetësinë digjitale – “Butoni i Verdhë”, pjesë e rregullores evropiane European Health Data Space (EHDS), kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Në ngjarjen ndërkombëtare IHE-Europe Connectathon 2025 në Vjenë, sistemi kombëtar informatik shëndetësor “Termini Im” i kaloi me sukses të gjitha testet teknike të parashikuara, duke marrë etiketën më të lartë për interoperabilitet – Silver Industry Label, e cila e konfirmon sistemin si teknikisht të harmonizuar me standardet evropiane.

Përmes standardit të ri “Butoni i Verdhë”, qytetarët do të mund të kenë qasje të lehtë, të sigurt dhe transparente në të dhënat e tyre shëndetësore, si gjendja e përgjithshme shëndetësore, raportet mjekësore, alergjitë dhe intolerancat, terapitë aktuale, rezultatet diagnostike, statusi imunitar dhe të tjera. Këto të dhëna paraqiten në formatin International Patient Summary – një lloj “pasaporte e të dhënave shëndetësore”, dokument i kuptueshëm në mënyrë universale dhe teknikisht i harmonizuar, që mbledh informacionet më të rëndësishme shëndetësore për pacientin”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë, Maqedonia e Veriut edhe një herë afirmohet si një vend pionier në zbatimin e standardeve digjitale shëndetësore evropiane, katër vjet përpara se ato të bëhen të detyrueshme në BE (2029).

Më parë, vendi ishte ndër të parët jashtë BE-së që zbatoi certifikatat digjitale COVID dhe Smart Health Cards, falë infrastrukturës së sistemit “Termini Im”.

Sipas aktiviteteve të planifikuara, funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm për qytetarët përmes “Termini Im” deri në fund të vitit 2025, duke kontribuar drejtpërdrejt në menaxhimin më të sigurt të të dhënave personale, përkujdesje më të mirë dhe shkëmbim më të lehtë të informacionit shëndetësor brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilall kasami merr kosen ne dore 6869677bb4027
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami merr “kosën” në dorë

vazhdojne inspektimet per parandalimin e keqperdorimeve me uje ne prishtine pese lidhje ilegale te shkycura ne veternik 68696b3b7ddc3
Lajmi i radhës

Vazhdojnë inspektimet për parandalimin e keqpërdorimeve me ujë në Prishtinë – Pesë lidhje ilegale të shkyçura në Veternik

Të fundit nga

ShkoLartë