Vazhdojnë inspektimet për parandalimin e keqpërdorimeve me ujë në Prishtinë – Pesë lidhje ilegale të shkyçura në Veternik

July 5, 2025
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka intensifikuar kontrollet në terren për të luftuar keqpërdorimet e ujit. Sot, në lagjen Veternik janë evidentuar dhe shkyçur pesë lidhje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.

Inspektorët e KRU “Prishtina” po vazhdojnë me aksione të rregullta në zona të ndryshme, duke identifikuar konsumatorë që abuzojnë me lidhje të paligjshme.

Kompania apelon për vetëdijesim të qytetarëve që ta ruajnë ujin si pasuri të përbashkët, ta legalizojnë dhe ta paguajnë në mënyrë që të garantohet furnizimi i qëndrueshëm për të gjithë.

“Uji është pasuri e përbashkët – ruaje, legalizoje, paguaje, që ta kesh,” thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ndër vendet e para në Evropë që zbaton standardin evropian për ndarjen e të dhënave shëndetësore

Të fundit nga

Bilall Kasami merr “kosën” në dorë

1 Tetovë, 5 korrik – Në një skenë jo të zakonshme për politikën lokale, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është parë sot duke kositur barin në një park të qytetit,
ShkoLartë