ministria e ekonomise rmv mundesi punesimi per 200 persona te papune 68a4588ea5978

Ministria e Ekonomisë-RMV: Mundësi punësimi për 200 persona të papunë

August 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 gusht – Ministria e Ekonomisë dhe Punës në RMV, përmes Agjencisë së Punësimit, shpalli thirrjen publike për masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra”, e cila është pjesë e Planit Operativ për Programe dhe Masa Aktive për Punësim dhe Shërbime në Tregun e Punës për vitin 2025, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

“Me këtë masë mundësohet përfshirja e 200 personave të papunë – kërkues aktivë të punës, të cilët do të punësohen në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme që do të investojnë në teknologji, produkte dhe procese të gjelbra. Mbështetja financiare jepet në formën e granteve të pakthyeshme nga 250,000 deri në 750,000 denarë, varësisht nga numri i vendeve të reja të krijuara:

-250,000 denarë për një vend të ri pune,

-500,000 denarë për dy vende të reja pune,

-750,000 denarë për tre vende të reja pune.

Përmes kësaj mbështetjeje, kompanitë do të jenë në gjendje të financojnë blerjen e pajisjeve dhe makinerive të reja, softuerëve dhe licencave, pajisjeve për burime të rinovueshme të energjisë, si dhe materialeve për efikasitet energjetik”, thuhet në njoftim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari prezanton shtyllen e pare te platformes se re politike 6878e53cb0eda
Lajmi i mëparshëm

Taravarit tani i del punë edhe me Albin Kurtin: Është lodhur dhe po e bllokon Kosovën!

photo output 18
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti dhe Bajram Vardar diskutojnë rreth Master Planit që do të transformojë Çairin (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë