ministria e bujqesise urdheron audit ne azhbr detaje te reja nga projekti qe aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore 692606879967a

Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

November 25, 2025
1 minut lexim

Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.

Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.

Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.

E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.

“Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”

Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me  vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.

Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hargreaves pas zgjedhjeve partite te veprojne ne frymen e kushtetutes 692605e05e7f3
Lajmi i mëparshëm

Hargreaves: Pas zgjedhjeve, partitë të veprojnë në frymën e Kushtetutës

bitcoin perballet me 3 probleme te medha derisa perpiqet te rimekembet mes renies 692606bd04816
Lajmi i radhës

​Bitcoin përballet me 3 probleme të mëdha derisa përpiqet të rimëkëmbet mes rënies

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë