ministri malaj fton investitoret franceze te investojne ne turizem bujqesi dhe infrastrukture 6996f1c9af6bb

Ministri Malaj fton investitorët francezë të investojnë në turizëm, bujqësi dhe infrastrukturë

February 19, 2026
1 minut lexim

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim zyrtar ministrin e deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së Francës, Nicolas Forissier, dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të mëtejshëm të tij në të ardhmen, me fokus në integrimin evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e investimeve dypalëshe.

Ministri Malaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që qeveria franceze ka dhënë për vendin tonë, reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vuri theksin në potencialin e madh që ekziston për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Malaj ftoi investitorët francezë të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri duke investuar në sektorë prioritarë të ekonomisë, si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo digjitalizimi.

Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Francës ndaj progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, e në mënyrë të veçantë për mbështetjen publike të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndaj objektivit të Shqipërisë për përmbylljen e procesit teknik të përafrimit me acquis të BE-së brenda vitit 2027.

Një vend të veçantë në diskutime gjatë takimit iu kushtua dhe rolit që luan Agjencia Franceze për Zhvillim (ADF) në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, përmes projekteve në fusha të ndryshme.

Që nga viti 2021, AFD ka angazhuar 330 milionë euro, nga të cilat 270 milionë euro në mbështetje buxhetore përmes kredive të bazuara në politika në sektorët e energjisë, zhvillimit të gjelbër dhe politikave gjinore, si dhe 60 milionë euro për investime në infrastrukturë.

Pesë marrëveshjet e nënshkruara me AFD janë hua sovrane, tri nga të cilat janë disbursuar plotësisht, ndërsa dy të tjera janë aktualisht në proces disbursimi.

AFD është shndërruar në një nga partnerët më strategjikë të zhvillimit për Shqipërinë.
Portofoli i bashkëpunimit me Francën pritet të zgjerohet ndjeshëm, duke kontribuar në sektorë si energjia, uji, digjitalizimi, teknologjia e informacionit dhe mjedisi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne ukrainen e ngrire dyqanet hapin dyert per kafshet endacake 6996f0cb136ac
Lajmi i mëparshëm

Në Ukrainën e ngrirë, dyqanet hapin dyert për kafshët endacake

vuciqin e kaplon frika ekspertet flasin per bashkepunimin kosove shqiperi kroaci 6996f1cacaeff
Lajmi i radhës

Vuçiqin e kaplon frika, ekspertët flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Të fundit nga

ShkoLartë