ministrat e rinj salianji propozimet e rames jane per te perjetesuar sundimin e tij 68c4221492869

Ministrat e rinj, Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij!

September 12, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar sundimin e tij.

“Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur”, shkruan ai.

Sipas Salianjit, propozimet e qeverisë së vjetër dhe të konsumuar nga skandalet dhe abuzimet, nuk sjellin asgjë pozitive për qytetarët.

“Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje”, shprehet ai, ndërsa shton se nuk ka asnjë vizion për ekonominë, sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve.

Postimi i Salianjit:

Propozimi i qeverisë të vjetër dhe konsumuar nga skandalet dhe abuzimet nuk sjell asgjë pozitive për qytetarët dhe Shqipërinë! Kjo është qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve.

Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur.

Asnjë vizion për ekonominë, asnjë fjalë për sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve!

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje.

Ky është momenti për opozitën dhe qytetarët që të mos pranojnë më një qeverisje që mendon vetëm për mbijetesën e vet politike dhe jo për të ardhmen e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen bdi ne oden 161 hoqi dore nga kryeparlamentari per ta ruajtur soravine e korrupsionin 68c420b1e9005
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!

trajneri i juventusit zhegrova mungon ne dy ndeshjet e ardhshme 68c4227436379
Lajmi i radhës

Trajneri i Juventusit: Zhegrova mungon në dy ndeshjet e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë