3
Shkup, 17 korrik – Llogaridhënia e administratës është parakusht kyç për kthimin e besimit të qytetarëve, ndërsa reformat në administratën publike paraqet një nga prioritetet kyçe në partneritetin aderues dhe parakusht të rëndësishëm në provcesin e intregrimit evropian të vendit, deklaroi ministri i Adminisratës Publike, Goran Minçev në fjalimin në sesionin e Konventës nacionale për BE-në të Grupit punues 6 – Antikorrupsioni me temë “Kapacitete administrative për avancimin e vlerës së fondeve të shpenhzuara publike: Çka mund të mësojmë nga përvojat e Be-së?”.
Ai potencoi se qytetarët mund të jenë të sigurt se administrata publike do të jetë më e përgjegjshme, më me përvojë dhe me të vërtetë do të punojë në shërbim të interesit publik, e jo nën diktatin e dikuj perosnal ose partiak.
Ministri përkujtoi se konform Metodologjisë së re për bisedime aderuese, reformat në administratën publike për herë të parë konkretisht definohet si fushë e cila është e përfshirë me procesin dhe është pjesë e Klasterit të parë – Baza, që është me rëndësi thelbësore për dinamikën e bisedimeve në tërësi.
Administrata publike është një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit evropian. Pa një administratë efikase, profesionale dhe të përgjegjshme, e cila është në gjendje të zbatojë reformat dhe të sigurojë pajtueshmërinë me standardet evropiane, është e pamundur të mbyllet me sukses ndonjë nga kapitujt e negociatave”, theksoi Minçev.
Ai shtoi se mbetet sfidë funksionimi i vazhdueshëm i një administrate publike moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim që ofron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe bizneset.
Përsëriti se Qeveria, për këtë qëllim, konfirmon angazhimin e saj të fortë politik ndaj procesit të reformës së administratës publike përmes zbatimit të vazhdueshëm të masave dhe aktiviteteve të përcaktuara në Strategjinë për reforma në administratës publike me Planin aksional (2023 – 2030).
Ministria e Administratës Publike, në përputhje me kompetencat dhe prioritetet tona, po punon në mënyrë aktive në disa procese kryesore reformuese, me qëllim forcimin e ekspertizës, llogaridhënies dhe funksionalitetit të administratës, por edhe për të ndërtuar një sistem institucional që do të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët, theksoi ai.
Ai theksoi se brenda kuadrit të Strategjisë aktuale për reforma në administratën Publike, vëmendje e veçantë i kushtohet profesionalizimit të administratës.
Theksoi se zgjidhjet e reja ligjore komnribuojnë drejt nryshimeve të rëndësishme dhe afatgjate në administratën publike, të cilat jo vetëm që e modernizojnë punën e institucioneve, por edhe e avancojnë marrëdhënien ndaj çdo qytetari.
Këto reforma bazohen në parimet e ekspertizës, meritës dhe integritetit. Ato garantojnë që çdo zyrtar administrativ do të zgjidhet, promovohet dhe vlerësohet sipas kapacitetit të tij profesional dhe cilësisë personale – dhe jo sipas ndikimeve politike apo të tjera, theksoi ai.
Shpjegoi se zgjidhjet ligjore prezantojnë mekanizma për zhvillim të vazhdueshëm profesional, modernizim të burimeve njerëzore dhe depolitizim të administratës.
Ai deklaroi gjithashtu se reformat ofrojnë mbrojtje nga korrupsioni dhe ndikimi politik, përmes masave specifike, duke përfshirë qytetarët që marrin mundësi të barabarta për punësim, bazuar në kompetenca, pa pasur nevojë për “lidhje” ose prejardhje partiake.
Ndër masa të tjera, ai deklaroi se ngritjet në detyrë dhe vlerësimet tani do të bazohen në performancën reale, të monitoruara rregullisht përmes treguesve të performancës dhe sjelljes profesionale.
Burimi: zhurnal.mk


