mimoza musa ne takim me perfaqesues te wfd theksohet rendesia e perfshirjes se te rinjve ne politike 685d5fc87b80a

Mimoza Musa në takim me përfaqësues të WFD, theksohet rëndësia e përfshirjes së të rinjve në politikë

June 26, 2025
1 minut lexim

Shkup, 26 qershor – Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes Klubit për Deputetë të Rinj dhe Politika Rinore dhe përfaqësuesve të organizatës britanike Westminster Foundation for Democracy (WFD), përcjell Zhurnal.mk.

Në njoftimin e saj, Musa thekson se në qendër të diskutimeve ishin prioritetet strategjike të klubit, objektivat për të ardhmen si dhe roli thelbësor i të rinjve në proceset vendimmarrëse.

“Sot diskutuam për mënyrat konkrete për të fuqizuar zërin e të rinjve dhe për të krijuar më shumë hapësira për pjesëmarrjen e tyre aktive në politikë,” theksoi Musa, duke shtuar se bashkëpunime të tilla janë kyçe për të ndërtuar një sistem më përfaqësues dhe më demokratik.

Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur përfshirjen e të rinjve në politikëbërje dhe për të zhvilluar politika të reja në përputhje me nevojat dhe ambiciet e brezave të rinj.// Zhurnal

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keto 7 gjera nuk duhet ti beje gruaja nese ka ne krah nje burre 685d56a4e180c
Lajmi i mëparshëm

Këto 7 gjëra nuk duhet t’i bëjë gruaja nëse ka në krah një burrë

bankat kane dhene 4 mld euro kredi per blerje banese ose pasuri te paluajtshme 685d6964cd18c
Lajmi i radhës

Bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për blerje banese ose pasuri të paluajtshme

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë