Këto 7 gjëra nuk duhet t’i bëjë gruaja nëse ka në krah një burrë

June 26, 2025
min lexim

Burra, merrni laps e letër. Ky është kursi i shkurtër për të qenëpartner të denjë.

Martesa s’është thjesht zemra në bio apo foto me filtra në Instagram – është marrëveshje. Dhe ndonjëherë, marrëveshje që mund të përfundojë me grindje për mbeturinat, apo pse ai nuk i vendos kurrë këpucët aty ku e kanë vendin.

Në TikTok është bërë virale videoja e një krijuesi që tregon listën e tij prej 7 pikash se çfarë një grua nuk duhet të bëjë nëse ka burrë në shtëpi. Romantik apo tradicional? Vendoseni vetë. Ama, kjo listë ndezi debat në rrjet. Gra. mos i prekni këto punë me dorë nëse ka një burrë në shtëpi:

1. Të hidhni plehrat

Nëse ka një burrë në shtëpi, ajo nuk duhet t’i afrohet koshit. “Është punë burrash për gjithë jetën,” tha djali që hodhi videon. Disa burra online e mbështetën: “Të paktën të jemi të zotët në diçka.”

2. Të bësh punë të rënda rreth shtëpisë

Kositje bari, krasitje pemësh, apo lyerje gardhi? “Vetëm nëse ka ndonjë kopsht të vogël me trëndafila,” shton ai. Përndryshe, kjo është fusha e burrave. Edhe pse, shkencërisht, kopshtaria është një super ushtrim për trupin dhe mendjen. Fitim i dyfishtë, themi ne.

3. Të riparosh gjëra në shtëpi

Nëse shpërthen tubi i ujit apo prishet ngrohësja, ai duhet të marrë situatën në dorë – ose më së paku, të telefonojë një usta. Ideja është: gruaja nuk duhet të stresohet për vida apo çelësa papagallë.

4. Të merresh me makinën

Makina nuk ndizet? Vaj për të ndërruar? Larje? Detyra e tij.”Ndërkohë, interneti është plot me gra që ndihen sikur janë në një marrëdhënie me një fëmijë që s’dallon motorrin nga bagazhi.

5. Të paguash shumicën e faturave

Sipas krijuesit që hodhi videon, Mr. Gen X, një burrë duhet të mbajë barrën financiare, ose të paktën pjesën më të madhe. Ai e sheh si detyrë e nder, jo opsion. Edhe pse, shumë çifte funksionojnë me ndarje 50/50. Sekreti është komunikimi – jo llogaritë bankare.

6. Të fshehësh inteligjencën

Nëse një burrë ka problem që partnerja është më e zonja në punë, më e zgjuar apo më e suksesshme, atëherë ai s’është burrë, është një djalosh me ego të lënduar. Dhe le ta themi troç: gratë e zgjuara janë superfuqia e çdo lidhjeje të shëndetshme.

7. Të jesh nënë… edhe për burrin

Fëmijët kanë dy prindër, jo një nënë + një burrë që kërkon gjithashtu kujdes nga nëna. Ndaj, një grua nuk duhet të mbajë e vetme peshën e rritjes së fëmijëve. Baballarët që përfshihen krijojnë fëmijë më të lumtur, më të sigurt dhe martesa që zgjat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

U mundësuan personave që janë jashtë vendit të marrin ndihmë sociale, kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për punësim në Strumicë

Të fundit nga

ShkoLartë