milot avdyli tregon pse festoi golin ndaj drites 699798c4f345e

Milot Avdyli tregon pse festoi golin ndaj Dritës

February 20, 2026
1 minut lexim

Sulmuesi i Kosovës U21, Milot Avdyli morri vëmendjen kryesore në mbrëmjen e sotme.

Ai shënoi gol për skuadrën e Celjes, në fitoren 3-2 ndaj Dritës, në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

Avdyli e festoi golin ndaj Dritës, para tifozëve të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri” ku edhe u fishkëllye për atë festim.

Sulmuesi i Celjes pas ndeshjes tha se e ka pritur të fishkëllhet nëse shënon gol dhe se festimi i tij kishte një kuptim, pasi ky gol ishte special për të, si goli i parë i shënuar me fanellën e skuadrës sllovene.

“I kuptoj tifozët, nuk e kam pasur problem, e kam ditur që do të më fishkëllejnë.

Goli im ishte special, sepse i pari me Celjen dhe dyfish më mirë që u realizua në Prishtinë. Drita më ka impresionuar sonte”, ka deklaruar Milot Avdyli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

suksesi i bad bunny ai mori rolin e tij te pare kryesor do te luaje perkrah javier bardem dhe edward norton 699792450e303
Lajmi i mëparshëm

Suksesi i Bad Bunny: Ai mori rolin e tij të parë kryesor, do të luajë përkrah Javier Bardem dhe Edward Norton

azerbajxhani po perdor makina te telekomanduara per pastrimin e minave tokesore 6997998ac2a76
Lajmi i radhës

Azerbajxhani po përdor makina të telekomanduara për pastrimin e minave tokësore

Të fundit nga

ShkoLartë