miliona euro perplasin trabzonsporin dhe beshiktashin 69443c33dfb98

Miliona euro përplasin Trabzonsporin dhe Beshiktashin

December 18, 2025
1 minut lexim

Ernest Muçi ia doli që në pak kohë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit. Tashmë kërkohet nga klubi turk, që të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi.

Beshiktashi dhe Trabzonspori kanë një “luftë” në distancë. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë:

“Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro”.

Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit duket se u përgjigj dje. Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”.

Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen. Ndërkohë një version i ri, e tregon këtë shumën totale. Kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe pagën, del pjesa tjetër të cilën përmendi presidenti i Trabzonsporit.

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim. Fakt është se te Beshiktashi nuk shfaqet të gatshëm për të negociuar, pasi vetë shpenzonin 10 milionë euro te Legia e Varshavës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

banka shqiptare e zhvillimit regjistrohet ne qkb 69443bd47961a
Lajmi i mëparshëm

Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB

nga bankat e shkolles ne burg rrefimi i jakup nures per vitet e represionit 69443d3e6cbce
Lajmi i radhës

​Nga bankat e shkollës në burg, rrëfimi i Jakup Nurës për vitet e represionit

Të fundit nga

ShkoLartë