miliarda dollare deme nga sulmet kibernetike fbi arreston iranianin ne mal te zi 6a3e2a667df47

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

June 26, 2026
1 minut lexim

Policia e Malit të Zi dhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) kanë arrestuar një shtetas iranian të dyshuar për sulme kibernetike që i kanë shkaktuar infrastrukturës amerikane dëme të vlerësuara në 3.4 miliardë dollarë, njoftuan autoritetet malazeze.



39-vjeçari, i cili ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe turke, kërkohet nga Gjykata e Nju-Jorkut për akuza që përfshijnë komplot për mashtrim kompjuterik, hakerim dhe vjedhje identiteti.

Nga viti 2013 e në vazhdim, ai kreu sulme masive kibernetike, duke vënë në shënjestër më shumë se 150 universitete në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar dëme të vlerësuara në mbi 3.4 miliardë dollarë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ai u arrestua në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Mal të Zi, njoftoi Drejtoria e Policisë së këtij vendi të enjten.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski jam tmerresisht i zhgenjyer nga reagimi i sofjes ndaj publikimit te notes nga udhetimi i familjes se kryeministrit ne bullgari 6a3dacfadacc5
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga reagimi i Sofjes ndaj publikimit të notës nga udhëtimi i familjes së Kryeministrit në Bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë