milani rikthen mesfushorin e anglise dilema per leaon dhe gabian 69c2a9c2e23fb

Milani rikthen mesfushorin e Anglisë, dilema për Leaon dhe Gabian

March 24, 2026
1 minut lexim

Te Milani vijojnë përgatitjet për rifillimin e Serie A, me trajnerin Masimiliano Alegri që pritet të ketë sërish në dispozicion Ruben Loftus-Çik për sfidën ndaj Napolit.

Mesfushori anglez, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, nuk do të marrë pushime dhe do të jetë në Milanelo për trajtim dhe rikuperim fizik.

Loftus-Çik iu nënshtrua një operacioni më 23 shkurt, pas një frakture në nofull të pësuar në ndeshjen kundër Parmës, pas një përplasjeje me Korvin. Falë një mbrojtëseje speciale për gojën, ai pritet të jetë të paktën në stol në stadiumin “Maradona”. Situata mbetet më e paqartë për Mateo Gabia.

Mbrojtësi, i operuar për hernie inguinale më 4 mars në Londër, shpreson të jetë i gatshëm për përballjen me Napolin, por gjithçka varet nga një kontroll mjekësor që do të kryejë në ditët në vijim.

Vetëm pas këtij vlerësimi ai mund të rrisë intensitetin në stërvitje. Në dyshim mbetet edhe Rafael Leao. Klubi kuqezi pret që portugezi të mos udhëtojë drejt Lisbonës për vizitë te stafi mjekësor i kombëtares. Kontaktet mes mjekëve të Milanit dhe atyre të Portugalisë kanë sjellë një marrëveshje për të shmangur këtë udhëtim.

Vetë lojtari ka komunikuar me trajnerin dhe mjekun e kombëtares, ndërsa do të vijojë rikuperimin në Milanelo për shkak të rikthimit të pubalgjisë, që e detyroi të ndalet fundjavën e kaluar. Objektivi i tij është i qartë: të jetë i gatshëm për ndeshjen në “Maradona”.

Ndërkohë, Santiago Gimenez, i cili u rikthye në fushë të dielën, do të shfrytëzojë këtë periudhë për të punuar intensivisht.

Sipas Alegrit, sulmuesi është në formë të mirë fizike, më i lehtë dhe shumë i motivuar. Duke nisur nga ndeshja me Napolin, ai pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira, pasi tekniku beson shumë tek ai dhe e konsideron një armë shtesë për ekipin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

oferta ishte hygerta zbulon te verteten ja pse hyri ne bbvk 69c2a336a35cd
Lajmi i mëparshëm

“Oferta ishte …”, Hygerta zbulon të vërtetën, ja pse hyri në BBVK

irani leshon raketa drejt izraelit dhe kuvajtit pavaresisht raportimeve per perpjekje diplomatike 69c2aa8b3f1f6
Lajmi i radhës

Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht raportimeve për përpjekje diplomatike

Të fundit nga

ShkoLartë