mijera qytetare protestojne per te drejten e strehimit ne spanje 6ac292717ca61

Mijëra qytetarë protestojnë për të drejtën e strehimit në Spanjë

October 4, 2026
1 minut lexim

Thirrja për “grevë të përgjithshme” ka përshkuar Madridin dhe dhjetëra qytete të tjera në Spanjë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë në mbrojtje të së drejtës për strehim. Protestat u shoqëruan me fishkëllima dhe zhurmën e çelësave, tenxhereve dhe tiganëve.

Protestuesit shprehën zemërimin dhe zhgënjimin pas rrëzimit në Kongresin e Deputetëve të dy dekreteve ligjore të miratuara nga qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez, të cilat synonin të trajtonin krizën e strehimit.

Dekretet u rrëzuan nga një shumicë parlamentare e krahut të djathtë, e përbërë nga Partia Popullore, Vox dhe forca katalanase Junts per Catalunya.

Në Madrid, protestuesit marshuan duke brohoritur “Turp!” dhe “Spekulatorët jashtë lagjeve tona!”.

Sipas autoriteteve të kryeqytetit, në protestë morën pjesë rreth 70 mijë persona, ndërsa Sindikata e Qiramarrësve vlerësoi pjesëmarrjen në më shumë se gjysmë milioni.

Manifestuesit u nisën nga katër pika të ndryshme të Madridit dhe u bashkuan në Plaza Cibeles.

Në protestë iu bashkuan edhe aktivistët e lëvizjes “Indignados”, të cilët prej rreth një jave kanë ngritur një kamp proteste në Puerta del Sol, në qendër të kryeqytetit, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e 127 te ne tirane aktivisti edison lika muaji tetor do jete muaji i arrestimit te belinda ballukut 6ac292101c2d9
Lajmi i mëparshëm

Protesta e 127-të në Tiranë, aktivisti Edison Lika: Muaji tetor do jetë muaji i arrestimit të Belinda Ballukut

kushtrim kelani dhe aurora rrusta i thone po njeri tjetrit kurorezojne dashurine 6ac2933b74b1a
Lajmi i radhës

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, kurorëzojnë dashurinë

Të fundit nga

ShkoLartë