kushtrim kelani dhe aurora rrusta i thone po njeri tjetrit kurorezojne dashurine 6ac2933b74b1a

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, kurorëzojnë dashurinë

October 4, 2026
1 minut lexim

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar sot dashurinë, duke i thënë “Po” njëri-tjetrit dhe duke nisur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën e tyre.

Dita e veçantë për çiftin ka nisur me traditat shqiptare, teksa Kushtrimi ka marrë nusen, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të veçantë dhe plot emocione.

Pas kësaj, çifti ka kryer edhe procedurat e kurorëzimit, duke e zyrtarizuar kështu martesën e tyre.

Momente nga kjo ditë e rëndësishme janë shoqëruar me emocione dhe gëzim, ndërsa familjarët dhe miqtë kanë qenë pranë çiftit për t’i uruar për hapin e ri.

Por festa për Kushtrimin dhe Aurorën nuk përfundon me kurorëzimin.

Ata do të vazhdojnë me një aheng të madh, ku do të mblidhen familjarë, miq dhe të afërm.

Kështu, një ditë e nisur me traditat shqiptare do të përmbyllet me muzikë, festë dhe urime për çiftin që sot i tha “Po” njëri-tjetrit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mijera qytetare protestojne per te drejten e strehimit ne spanje 6ac292717ca61
Lajmi i mëparshëm

Mijëra qytetarë protestojnë për të drejtën e strehimit në Spanjë

bllaca prej vitesh pa transport publik nxenesit detyrohen te ecin 6ac2972ea3a7c
Lajmi i radhës

Bllaca prej vitesh pa transport publik, nxënësit detyrohen të ecin

Të fundit nga

ShkoLartë