Fushata e YouTube për goditjen e bllokuesve të reklamave po dëmton kompanitë që i ndërtojnë ato. Disa kompania të bllokimit të reklamave thonë se mijëra njerëz po i çinstalojnë produktet e tyre pasi YouTube filloi tu shfaqë paralajmërime atyre që i përdorin.
Një prej kompanive, AdGuard, tha për Wired se më shumë se 11 mijë njerëz kanë çinstaluar shtojcën e saj të Chrome çdo ditë që prej datës 9 Tetor, krahasuar me 6 mijë çinstalime në ditë përpara se YouTube të implementonte ndryshimin.
Më 18 Tetor, 52 mijë njerëz çinstaluan AdGuard tha CTO i kompanisë Andrey Meshkov. Megjithatë instalimet e versionit me pagesë të AdGuard, që fushata e YouTube nuk e prek, janë rritur.
Një tjetër kompani, Ghostery, tha se përdorimi në Tetor kishte qëndruar në vend ndërsa numri i instalimeve gjatë muajit ishte i njëjtë me atë të çinstalimeve.Më 18 Tetor, 52 mijë njerëz çinstaluan AdGuard tha CTO i kompanisë Andrey Meshkov. Megjithatë instalimet e versionit me pagesë të AdGuard, që fushata e YouTube nuk e prek, janë rritur.
Afro 90 përqind të përdoruesve të çinstaluan produktin thanë se kanë vepruar kështu duke qenë se nuk funksiononte më me YouTube.
Duke qenë se fushata e YouTube prek vetëm njerëzit të cilët aksesojnë uebsajtin përmes Chrome në laptopët dhe desktopët e tyre, disa përdorues u përpoqën ta shmangin duke përdorur shfletues të tjerë. Ghostery tha se instalimet e shtojcës në shfletuesin Edge ishin rritur me 30 përqind në Tetor krahasuar me Shtatorit.
Reklama e YouTube dita ditës po kontribuojnë më shumë të ardhura. Kompania shiti më shumë se 22 miliardë dollarë reklama në platformë që nga fillimi i vitit deri në Shtator. Por në të njëjtën kohë po inkurajon përdorues të paguajnë për YouTube Premium që heq reklama, lejon shkarkimin e videove, mundëson transmetime në cilësi më të lartë dhe jep qasje në YouTube Music.
Në fillim të vitit kompania rriti çmimet me 2 dollarë në 14 dollarë për YouTube Premium. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL