Copilot, asistenti me inteligjencë artificiale i Microsoft, po vjen në Windows 10.
Duke filluar nga versioni 22H2 i Windows 10-ës, i cili do të bëhet i disponueshëm së shpejti për përdoruesit në programin eksperimental Windows Insider, sistemi operativ do të ketë të njëjtin Copilot që përdoruesit e Windows 11-ës e kanë gëzuar.
Përdoruesit mund ti bëjnë Copilot pyetje apo të kërkojnë sugjerime një numër procesesh dhe tematikash, të ndërveprojnë me të ose të flasin pasi të kenë klikuar ikonën Copilot në taskbar.
Është një eksperiencë më pak e pasur se ajo e Copilot në Windows 11. Për shembull Copilot në Windows 10 nuk mund të bëjë veprimi siç është ndryshimi i konfigurimeve apo hapja e aplikacioneve – të paktën jo për momentin.
Por pse zgjodhi Microsoft të sjellë Copilot në Windows 10?
Është ende sistemi operativ më i përdorur në botë me afro 1 miliardë pajisje aktive krahasuar me 400 milionë në Windows 11. Kompania beson se do të jetë më e lehtë të incentivizojë zhvilluesit të krijojnë shtojca për Copilot për të plotësuar nevojat e konsumatorëve.
Windows 10 me Copilot do të vijë për pajisje me Windows 10 Home dhe Pro që kanë të paktën 4GB RAM dhe ekran 720p. Versionet Enterprise dhe Education të Windows 10 nuk janë përfshirë në këtë cikël përditësim e as përdoruesit në Europë.
Vetëm pajisjet Windows 10 në Amerikën e Veriut, pjes të Azisë dhe Amerikës Jugore do të marrin Copilot ndërsa Microsoft tha se synon ta ofrojë për më shumë tregje në të ardhmen. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL