Me supportin e Windows 10-ës që përfundon në Tetor të vitit të ardhshëm, Microsoft dëshiron që ju të kaloni sa më parë në Windows 11.
Megjithatë nuk dëshiron që ju të operoni Windows 11-ën në një harduer të vjetër të pambështetur dhe po bën çdo gjë që të dekurajojë përdoruesit nga kjo praktikë.
Përmes një përditësimi në dokumentin e supportit të Windows 11-ës, Microsoft paralajmëron se një tekst do të shfaqet në kompjuterët desktopë që kalon kaluar në Windows 11 pa përmbushur kërkesa minimale të sistemit operativ.
Gjithashtu një njoftim do të shfaqet në aplikacionin Settings për të lënë të kuptohet se kompjuteri nuk përmbush kriteret e Windows 11.
Në faqen e supportit Microsoft madje përfshin hapat e detajuar sesi përdoruesit të rikthejnë kompjuterin e pambështetur nga Windows 11-ta në Windows 10 përsëri.
Që nga debutimi në 2021, Windows 11 është përballur me rezistencë nga përdoruesit. Shumica e tyre ishin të kënaqur me Windows 10-ën por ato që dëshironin të kalonin në sistemin operativ të ri u përballen me pengesën Secure Boot dhe TPM 2.0 kërkuar nga Microsoft.
Windows 10 vijon të jetë sistemi operativ dominant me 62 përqind të tregut ndërsa Windows 11 ka vetëm 35 përqind. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL