Microsoft ribrandon Bing Chat në Copilot

Microsoft do të ribrandojë Bing Chat për ta quajtur Copilot duke krijuar kështu një identitet të konsistent në mesin e të gjithë produkteve të saj.

Njëlloj Bing Chat Enterprise do të ribrandohet në Copilot Pro dhe do të jetë gjerësisht i disponueshëm pas datës 1 Dhjetor.

Ende do të jetë falas për licencat Microsoft 365. Copilot Pro është i bazuar në modelet më të fundit të OpenAI, konkretisht GPT-4 dhe DALL-E 3 ndërsa kompania premton se nuk do të ruajë historikun e pyetjeve dhe përgjigjeve.

Microsoft thotë se nuk do të shohë bisedat e konsumatorëve të Copilot Pro e as të përdorë komunikimet e tyre për të trajnuar më tutje modelet.

Krahas ribrandimit të Bing Chat, Microsoft gjithashtu zbuloi në eventin Ignite AI se Copilot për Microsoft 365 do të ketë më shumë opsione personalizimi. Përdoruesit mund të përcaktojnë formatimin, stilin dhe tonin e preferuar në Word, PowerPoint e në të ardhmen në aplikacione të tjera.

Në Teams, Copilot do të fitojë aftësinë për të mbajtur shënime gjatë takimeve duke filluar nga viti i ardhshëm. Madje përdoruesit mund ti tregojnë asistentit informacione specifike.

Në Outlook, Copilot mund të përpunojë detajet e një ftese, të kontrollojë e-mail-et dhe dokumentet. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Telefonata Meloni-Erdogan, diskutime për krizën në Lindjen e Mesme

Story i radhës

Në Türkiye sonte arrijnë 26 pacientë nga Gaza, njofton ministri i shëndetësisë

Të fundit nga