Microsoft përmirëson shpejtësinë e hapjes së aplikacioneve Office

April 1, 2025
1 minut lexim

Microsoft ka planifikuar të përmirësojë shpejtësinë e hapjes së aplikacioneve Office duke filluar me Word në muajin Maj.

Kohët e lançimit të aplikacioneve Office do të përmirësohen falë një procesi të planifikuar që do të operojë në sfond dhe që sigurohet se aplikacionet Office do të hapen me shpejtësi.

Word do të jetë aplikacioni i parë që optimizohet në muajin Maj ndërsa Microsoft thotë se të tjerë do ti bashkohen në të ardhmen. Startup Boost do të jetë i disponeshëm vetëm në kompjuterët me të paktën 8GB RAM dhe 5GB hapësirë disku.

Kur modaliteti i kursimit të baterisë është aktiv, Startup Boost do të çaktivizohet. Nëse nuk dëshironi që aplikacionet e Office të nisin qetësisht në sfond në momentin e nisjes, atëherë do të ketë një opsion brenda Word për të çaktivizuar këtë sjellje.

Microsoft përdor një numër veprimesh të planifikuara për të ekzekutuar proceset e Windows në sfond dhe për të optimizuar sistemin operativ, por ato nuk përdoren rregullisht nga shumica e zhvilluesve të aplikacioneve. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

Story i radhës

Fetai në Sarajevë: Lidershipi i grave forcon transparencën dhe llogaridhënien

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë