microsoft lanson permiresime te inteligjences artificiale ne windows 11 68f263f2b1146

Microsoft lanson përmirësime të inteligjencës artificiale në Windows 11

October 17, 2025
1 minut lexim

Microsoft ka zbuluar një sërë përmirësimesh të drejtuara nga AI për Windows 11, duke përfshirë aktivizimin me zë në PC-të me Windows 11 dhe “më shumë AI eksperimentale”.

Përditësimet e asistentit Copilot të Microsoft synojnë thjeshtimin e ndërveprimit të përdoruesit dhe automatizimin e detyrave të përditshme.

Përdoruesit tani mund ta aktivizojnë Copilot me komandat zanore “Hey Copilot” në çdo PC me Windows 11 përmes një funksioni të ri regjistrimi.

Copilot Vision, një funksion që mund të analizojë atë që është në ekranin tuaj dhe t’u përgjigjet pyetjeve, do të lançohet në të gjitha tregjet ku Copilot është i disponueshëm.

Për më tepër, Microsoft tha, “së bashku me Copilot Labs, ne po sjellim edhe më shumë funksione eksperimentale të AI-së dhe agjentëve për Windows Insiders”.

Ndër përmirësimet është një zgjerim eksperimental i Copilot Actions përtej shfletuesit, duke mundësuar veprime të kufizuara në skedarët lokalë në Windows për Windows Insiders.

Copilot Action për uebin u njoftua më parë në maj, i cili i lejon asistentit të AI-së të trajtojë detyra të botës reale si prenotimi i restoranteve ose porositja e ushqimeve.

Yusuf Mehdi, drejtor i marketingut për produktet e konsumit, e përshkroi këtë veprim si një ndryshim të rëndësishëm.

Ne besojmë se jemi në prag të një evolucioni të ri, ku inteligjenca artificiale nuk kufizohet vetëm te chatbot-et, por integrohet pa probleme në miliona përvoja me të cilat njerëzit angazhohen çdo ditë”, shtoi ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzat per te ardhurat e presidentit forcat e armatosura pagesat kane qene per periudhen deri ne vitin 2018 68f263c648a73
Lajmi i mëparshëm

Akuzat për të ardhurat e Presidentit, Forcat e Armatosura: Pagesat kanë qenë për periudhën deri në vitin 2018

forcat ruse rrezojne aeroplanin e tyre mbi krimene e pushtuar ndersa po tentonin te zmbrapsnin sulmet ukrainase me drone 68f26434e394a
Lajmi i radhës

Forcat ruse rrëzojnë aeroplanin e tyre mbi Krimenë e pushtuar ndërsa po tentonin të zmbrapsnin sulmet ukrainase me dronë

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë