microsoft excel ka fituar funksione te reja 688f13003f8e6

Microsoft Excel ka fituar funksione të reja

August 3, 2025
1 minut lexim

Microsoft ka publikuar përsëri listën e funksioneve që ka shtuar në Excel gjatë muajit korrik.

Funksioni Compatibility Versions mbron skedarët tuaj ekzistues nga ndryshimet e papritura kur Microsoft bën ndryshime në funksionet e tekstit. Siç është theksuar në postimin zyrtar në blogun e tyre, ky funksion rregullohet për çdo workbook dhe ka dy versione.

Versioni 1 përmban mënyrën e vjetër të llogaritjes, ndërsa Versioni 2 pasqyron përmirësimet në funksionet e tekstit. Microsoft tani e ka prezantuar këtë funksion për të gjithë pas një periudhe testimi disa mujore me përdoruesit “Insider”.

Grumbulli më i fundit i përditësimeve të funksioneve të Microsoft Excel ka diçka specifike për përdoruesit e Windows dhe Mac, të cilët prej kohësh kërkonin shtimin e rifreskimit automatik për PivotTable.

Kjo më në fund ka mbërritur, për Windows dhe Mac, duke eliminuar nevojën për rifreskim manual sa herë shtohen të dhëna të reja në burimin e të dhënave. Megjithatë, aktualisht ky funksion është në dispozicion vetëm për përdoruesit “Insider”.

Microsoft Excel ka edhe përmirësime të tjera për përdoruesit e Windows. Excel për Windows tani ofron funksionin e ri Get data për Power Query. Siç është shpjeguar në postimin zyrtar në blog, do të mund të përdorni këtë funksion për të gjetur shpejt burimin e të dhënave nga i cili dëshironi të merrni të dhëna.

Përditësimi i korrikut për Microsoft Excel përfshin mbështetje për View Side by Side për përdoruesit e Mac, që u mundëson atyre të krahasojnë shpejt workbook-et pa pasur nevojë të ndryshojnë “dritaret”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne disa pika 15 minuta pritje per te hyre e dale nga kosova 688f124faf53f
Lajmi i mëparshëm

Në disa pika 15 minuta pritje për të hyrë e dalë nga Kosova

perse po bie gjithnje e me shume nataliteti ne gjermani 688f133c31835
Lajmi i radhës

Përse po bie gjithnjë e më shumë nataliteti në Gjermani?

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë