microsoft do to shkarkoje deri ne 9000 punonjes 6866a521d641d

​Microsoft do to shkarkojë deri në 9000 punonjës

July 3, 2025
1 minut lexim

Microsoft ka konfirmuar se do të shkarkojë deri në 9000 punonjës, në valën e fundit të zvogëlimit të stafit të gjigandit teknologjik gjatë këtij viti, sipas BBC.

Kompania tha se do të preken disa divizione, pa specifikuar se cilat, por raportet sugjerojnë se njësia e videolojërave Xbox do të jetë një nga të goditurat.

Microsoft ka planifikuar të investojë shumë në inteligjencën artificiale (AI), duke shpenzuar 80 miliardë dollarë në qendra të mëdha të të dhënave për të trajnuar modelet e AI-së.

Një zëdhënës i kompanisë i tha BBC-së: “Ne vazhdojmë të zbatojmë ndryshimet organizative të nevojshme për të pozicionuar më mirë kompaninë për sukses në një treg dinamik”.

Këto shkarkime përbëjnë rreth 4 për qind të fuqisë punëtore globale të Microsoft, që numëron 228,000 punonjës, transmeton kp.

Disa projekte të videolojërave gjithashtu janë prekur nga këto masa.

Microsoft ka nisur tre raunde të tjera të shkarkimeve gjatë vitit 2025, përfshirë atë të majit kur u njoftua për 6000 vende pune të hequra.

Një databazë zyrtare në shtetin e Washington tregon se më shumë se 800 nga pozicionet e eliminuara do të jenë të përqendruara në qytetin Redmond dhe në Bellevue, dy nga qendrat e Microsoft në shtetin e tyre amë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet aktakuza ndaj sami kurteshit dhe driton caushit 6866a43597bbc
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet aktakuza ndaj Sami Kurteshit dhe Driton Çaushit

trumpi dhe putini pritet te zhvillojne bisede telefonike 6866a55e71c10
Lajmi i radhës

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë