microsoft do ta beje me te veshtire instalimin e windows 11 es ne kompjuteret pa tpm 2 0 67530ab2130bc

Microsoft do ta bëjë më të vështirë instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët pa TPM 2.0

December 6, 2024
1 minut lexim

Ndërsa Windows 10-ës i ka ngelur më pak se 1 vit nga braktisja, njerëzit që e përdorin sistemin operativ duhet të përgatiten gradualisht për të hyrë në epokën e Windows 11.

Dhe Microsoft ka vendosur një kërkesë hardueri në mënyrë që sistemi operativ i ardhshëm të funksionojë dhe për kompjuterët e vjetër është një pengesë e madhe.

Windows 11-ta do të kërkojë që kompjuterët të kenë TPM 2.0. njohur si Trusted Platform Module, është një çip i dedikuar që përdoret për sigurinë e pajisjeve dhe versioni 2.0 ofron disa funksionalitete të dobishme siç është enkriptimi dhe kriptografia e përmirësuar.

Përmes një postimi në blog Microsoft shpjegon arsyet pse është bërë një komponent kyç i instalimit të Windows 11-ës. TPM-ja më e fundit ndihmon sistemin operativ duke mbrojtur informacione të ndjeshme.

Por sa kompjuterë të vjetër kanë TPM 2.0? Ky version u bë standard për kompjuterët Windows në 2016-ën. Megjithatë disa përdorues kanë arritur të me sukses të instalojnë Windows 11-ën në kompjuterë të cilët nuk e kanë çipin.

Qëndrimi i Microsoft se TPM 2.0 nuk është më një zgjedhje por domosdoshmëri, nënkupton se gjiganti i Windows mund të vendosë pengesa të reja më të vështira për tu shmangur për instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët pa TPM 2.0.

Statusit e TPM së kompjuterit tuaj mund ta kontrolloni në Microsoft PC Health Check App përpara 14 Tetorit 2025 kur mbështetja për Windows 10-ën mbaron. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

konfirmohen opinionistet e big brother albania vip 4 675307a628ad4
Story i mëparshëm

Konfirmohen opinionistët e “Big Brother Albania VIP 4”!

kryeparlamentari gashi takohet me kryetarin e ohrit pecakov 67530ba22a504
Story i radhës

Kryeparlamentari Gashi takohet me kryetarin e Ohrit, Pecakov

Të fundit nga

Kryeparlamentari Gashi uron Natën e Kadrit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është nata e lavdishme, ku shpirti ndjen më shumë afërsi me Krijuesin. Ajo është natë e begatisë,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë