MICKOSKI

Mickoski: Strategjia Zhvillimore 2024-2044, vizioni i shtetit për 20 vitet e ardhshme (VIDEO)

December 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Nacional për Zhvillim, sot e hapi seancën e katërt të Këshillit, i cili sipas tij, si trup këshillëdhënës i përhershëm i Qeverisë, ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në formësimin e vizionit afatgjatë dhe rrugës së zhvillimit të shtetit.

“Me kënaqësi të veçantë e përshëndes praninë tuaj dhe ju falënderoj për përkushtimin e vazhdueshëm, ekspertizën dhe mbështetjen që ia jepni punës së Këshillit Nacional për Zhvillim. Pjesëmarrja juaj aktive është dëshmi se në vend ekziston kapacitet, vullnet dhe pjekuri për planifikim të përbashkët, të përgjegjshëm dhe vizionar të së ardhmes,” theksoi Mickoski duke shtuar se “Këshilli Nacional për Zhvillim, si bartës i strukturës drejtuese në kuadër të Strategjisë Nacionale Zhvillimore, përfaqëson një forum unik ku, përmes përfshirjes së përfaqësuesve të të gjithë palëve shoqërorë të interesuar, diskutohen tema dhe çështje kyçe që lidhen me zhvillimin afatgjatë, strategjik dhe të qëndrueshëm të shtetit. Ky Këshill nuk është vetëm një kornizë formale institucionale – ai është një hapësirë për dialog, për debat të argumentuar, për ndërtimin e besimit dhe për krijimin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave komplekse me të cilat ballafaqohemi”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i pandalshem fluksi i emigranteve ne krete mbi 19 mije mberritje brenda nje viti 694a822892eed
Lajmi i mëparshëm

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

rama takim me komunitetin e biznesit paqja fiskale sdo kete me inspektime 694a853984314
Lajmi i radhës

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

Të fundit nga

ShkoLartë