mickoski se shpejti ne shkup takimi i pare me presidentin e turqise rexhep taip erdogan 69a83e8faf706

Mickoski: Së shpejti në Shkup takimi i parë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

March 4, 2026
1 minut lexim

Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski.

“Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup. Supozoj se vizita do të realizohet, në këtë moment nuk mund të them saktësisht kur dhe si, por e di që Turqia ka një ambasador jashtëzakonisht të mirë në Shkup, diplomat i nivelit të lartë, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ai ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Jam i bindur se ky takim i parë do të ndodhë shumë shpejt dhe do të kemi mundësinë dhe nderin që presidentin Rexhep Taip Erdogan ta presim në Shkup”, theksoi kryeministri Micskoski.

Në seancën e Kuvendit, kryeministri i Maqedonisë, Micskoski, kujtoi se bashkëpunim i mirë midis dy vendeve ekziston edhe në turizëm, ku një numër i madh turistësh turq vizitojnë Maqedoninë, si dhe bashkëpunim ka edhe në arsim të lartë, pasi një numër i madh studentësh turq janë prezent në universitetet e vendit tonë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emri i fundit qe po lakohet si kandidat per president andin hoti kontakton deputetet e pdk se e ldk se nje nga nje 69a817f6e1982
Lajmi i mëparshëm

Emri i fundit që po lakohet si kandidat për president, Andin Hoti kontakton deputetët e PDK-së e LDK-së, një nga një?

nga irani ne drejtim te turqise nato rrezon raketen balistike reagon ankaraja 69a83f435be44
Lajmi i radhës

Nga Irani në drejtim të Turqisë, NATO rrëzon raketën balistike, reagon Ankaraja

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet
ShkoLartë