mickoski raportoni korrupsionin kemi treguar dhe deshmuar se jemi te afte te bejme reforma 6a68d51701a1f

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

July 28, 2026
1 minut lexim
hristijan mickoskii 1536x1024 1

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë për podkastin “Rishtazi”, njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe një organizatë të njohur ndërkombëtare joqeveritare, së shpejti do të hapet linja “Raporto korrupsionin”, ku qytetarët që u është kërkuar ryshfet do të mund të paraqesin rastet.

Ai theksoi se Qeveria ka dëshmuar se është e gatshme dhe e aftë të realizojë reforma, gjë që – siç tha – është reflektuar në raportin e dhjetorit të Agjendës së Reformave dhe do të konfirmohet edhe në raportin e qershorit, i dorëzuar më 15 korrik në Bashkimin Evropian.

Mickoski theksoi se çdo reformë varet nga njerëzit që e zbatojnë:

„Sistemin, standardin, reformat i bëjnë njerëzit. Mund të shkruani reforma brilante në letër, mund të kalojnë në Qeveri dhe në Parlament, por nëse nuk ka kush t’i zbatojë, gjithçka bie poshtë. Nëse nuk e kuptojmë se ndryshimi nis nga vetja, atëherë çdo reformë mbetet vetëm tekst.“

Duke folur për perceptimin e korrupsionit, ai ndau rezultatet e një ankete të realizuar nga një shtëpi e njohur hulumtuese për një institucion ndërkombëtar:

„Kur pyeten qytetarët nëse ka korrupsion në institucionet lokale apo shtetërore, 80% thonë po. Por kur pyeten nëse vetë kanë qenë viktimë e korrupsionit ose njohin dikë, në nivel lokal janë më pak se 5%, ndërsa në nivel qendror më pak se 3%. Pra, perceptimi është krijuar, por funksionimi real i sistemit është tjetër.“

Ai njoftoi se nga muaji gusht pritet të funksionojë linja e re për raportimin e korrupsionit, e menaxhuar nga organizata ndërkombëtare joqeveritare, e cila do të shoqërohet me njoftime dhe ngjitëse informuese në të gjitha institucionet lokale dhe shtetërore.

„Nëse njerëzit kanë krijuar një perceptim të tillë dhe nuk kanë besim në institucione, atëherë le të jetë kjo linjë një mekanizëm i jashtëm që ata e besojnë, ndërsa ne do ta mbështesim. Nëse raportoni korrupsion, ne mund të veprojmë. Nëse heshtni, nuk mund të ndërhyjmë“, tha Mickoski.

përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e tom cruise heq mbiemrin e te atit 6a68d11be00d9
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Tom Cruise heq mbiemrin e të atit

instituti i mjekesise ligjore mbetjet mortore ne kalluder te zubin potokut jane te njerezve puna do te vazhdoje 6a68eb9433c18
Lajmi i radhës

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Të fundit nga

ShkoLartë