“Nuk jam i befasuar, e dinim se çfarë ndërhyrjesh mafioze po ndodhnin, veçanërisht kur shpalleshin gjendje të jashtëzakonshme dhe me dekrete me fuqi ligjore mbisinkronizoheshin ligjet dhe Kushtetuta”, vlerësoi kryeministri Hristijan Mickoskimë i pyetur për dëshminë publike të kirurgut Zhan Mitrev se Filipçe dhe LSDM kanë dashur t’ia merrnin klinikën private, informon PressOnline.al
“Nuk kam çfarë të komentoj, supozoj se Prokuroria duhet të veprojë sipas indicieve. Por kjo nuk më befason. Ne e dinim çfarë ndërhyrjesh mafioze po ndodhnin, sidomos në atë periudhë kur u shpall ajo, do të thosha, gjendje e jashtëzakonshme, kur me dekrete me fuqi ligjore u mbisinkronizuan ligji dhe Kushtetuta në Maqedoni. Ka shumë dëshmi që flasin për sjelljen e Qeverisë në atë periudhë. Ju e dini se ende ato dekrete ligjore dhe vendime të Stevo Pendarovskit nga ajo periudhë nuk kanë kaluar në Kuvend. Duhet të shohim dhe Kuvendi të shprehet në periudhën në vijim se çfarë do të bëhet me to, nëse ndoshta ka edhe përgjegjësi nga ana e ish-presidentit Stevo Pendarovski para ligjeve dhe Kushtetutës, sepse ekzistojnë dyshime të bazuara se një pjesë e madhe e atyre vendimeve janë në kundërshtim si me ligjin ashtu edhe me Kushtetutën. Kështu që unë do të pres të shoh nëse Prokuroria do të veprojë sipas indicieve, gjë që e presin të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, u përgjigj Mickoski lidhur me akuzën e kirurgut Zhan Mitrev se Filipçe dhe LSDM kanë dashur t’ia merrnin klinikën private.


