MICKOSKI 1

Mickoski: Po krijojmë kushte ku dija do të shndërrohet në inovacion, inovacioni në produkt, ndërsa produkti në vende të reja pune

February 23, 2026
1 minut lexim

Sot është një moment i rëndësishëm për shtetin tonë. Me formimin e Këshillit për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrje, ne konfirmojmë përcaktimin tonë të qartë dhe të fuqishëm që Maqedonia të pozicionohet si një vend i dijes, shkencës, kërkimit, inovacionit dhe i një ekonomie moderne e konkurruese.

Si Qeveri, ne marrim përgjegjësinë e plotë për të udhëhequr këtë transformim. Ky Këshill nuk është  një formalitet, ai është një instrument i ndryshimit strategjik. Është mekanizmi përmes të cilit shkenca, kërkimi dhe digjitalizimi do të bëhen shtytësit kryesore të rritjes ekonomike.

Sot bota po ndryshon me një shpejtësi të madhe. Digjitalizimi, teknologjitë e reja dhe kërkimet shkencore po përcaktojnë përparimin e kombeve. Qëllimi ynë është i qartë – të krijojmë kushte në të cilat dija do të shndërrohet në inovacion, inovacioni në produkt, ndërsa produkti në vende të reja pune dhe në një standard më të mirë jetese për qytetarët.

Vetë struktura dhe përbërja e Këshillit, i cili bashkon ministritë dhe resoret kyçe, komunitetin akademik dhe ekspertët nga fusha të ndryshme, garanton një qasje të integruar dhe strategjike në sjelljen e vendimeve. Ky trup do të sigurojë koordinim ndërmjet arsimit, shkencës, transformimit digjital dhe politikave ekonomike. Synimi ynë është që masat të jenë konsistente, transparente dhe efektive, me indikatorë të qartë dhe rezultate të matshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

biserko mbeshtet propozimin e kurtit per gjykate te posacme per krimet me snajper ne bosnje 699c37aedb9f9
Lajmi i mëparshëm

​Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje

DARKO
Lajmi i radhës

Kostovski: Nisim ndërtimin e 40 shtigjeve këmbësore në Shkup Veri, çdo ditë projekte të reja!

Të fundit nga

ShkoLartë