biserko mbeshtet propozimin e kurtit per gjykate te posacme per krimet me snajper ne bosnje 699c37aedb9f9

​Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje

February 23, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka vlerësuar si domethënës propozimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e një gjykate të posaçme që do të hetonte dhe gjykonte vrasjet e civilëve nga snajperët gjatë rrethimit të Sarajevës, shkruan “Slobodna Bosna”, transmeton KosovaPress.

Ndonëse shanset për themelimin e një gjykate të re ndërkombëtare janë të vogla, sipas Biserkos, iniciativa tregon se çështja e drejtësisë për krimet e kryera në Bosnjë e Hercegovinë, gjatë viteve ’90 mbetet e hapur dhe se kujtesa për viktimat vazhdon të jetë pjesë e debatit publik dhe politik në rajon.

“Vuçiç ishte në varrezat hebraike ndërsa Sarajeva po qëllohej, dhe ‘Safari i Sarajevës’ vërteton degradimin e plotë moral të presidentit serb… Mendoj se shanset për një gjykatë të re ndërkombëtare janë të vogla, por vetë ideja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është domethënëse sepse tregon se lufta e viteve nëntëdhjetë nuk ka mbaruar shoqërisht”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper në vitet e 90-ta. Sipas tij, thuhet se rol në “Sarajevo safari” ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë.

Hetimi italian për ‘Sarajevo Safari’ filloi më 9 shkurt 2026, me dëgjimin e një italiani të dyshuar për pjesëmarrje në të, ndërkaq Biserko në intervistën për “Slobodna Bosna” tha se nuk e di nëse mund të ketë dëshmitarë nga Serbia për shkaqe të sigurisë.

“Është e mundur që të ketë dëshmitarë, por mbetet një pyetje e hapur nëse ata janë mjaftueshëm të guximshëm për të dalë përpara.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

LSDM
Lajmi i mëparshëm

LSDM për kthimin e Grubit: BDI po e shpëton Mickoskin!

MICKOSKI 1
Lajmi i radhës

Mickoski: Po krijojmë kushte ku dija do të shndërrohet në inovacion, inovacioni në produkt, ndërsa produkti në vende të reja pune

Të fundit nga

Kuvendi mblidhet sot, opozita në bojkot

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë me ministrin e Financave Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. Gjithashtu parashikohet shqyrtimi i një sërë
ShkoLartë