mickoski pjesemarrja e kandidateve te pavarur nuk mund te rregullohet me udhezim te kshz se do veprojme sipas ligjit 689b1e28c6afb

Mickoski: Pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur nuk mund të rregullohet me udhëzim të KSHZ-së – do veprojmë sipas ligjit

August 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 gusht – Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të zhvillojnë një takim me ekspertë juridikë, të cilët pretendojnë se pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje nuk mund të rregullohet me udhëzim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Pas takimit, siç paralajmëroi kryeministri, do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët do të jenë në përputhje me ligjet.

“Ministria e Drejtësisë do të ketë një takim me një pjesë të këtyre ekspertëve, po presim të shohim mendimin e tyre dhe pastaj të ndërmarrim një hap të tillë, përndryshe do të veprohet sigurisht sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë ligjit”, tha Mickoski gjatë vizitës në Klinikën Universitare të Urologjisë.

Dje, Mickoski deklaroi se shfuqizimi i udhëzimit të KSHZ-së nga viti 2024 për procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve nuk e cenon procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Ai theksoi se KSHZ ka detyrim ligjor të sjellë një udhëzim të ri, dhe se si do të jetë ai, varet nga vetë Komisioni.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 13
Lajmi i mëparshëm

Gazetari Ismail Sinani godet BDI-në: Në vitin 2011 i siguruat 5000 euro rrogë kriminelit të Hagës, Johan Tarçullovskit

shpetoi tre te aksidentuarit policit klajdi mustaj i dorezohet certifikata per sherbim 689b279b66fbb
Lajmi i radhës

Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim

Të fundit nga

ShkoLartë