mickoski ne gjashte muajt e pare eksporti rritet me shume se importi pres qe te vazhdoje ulja e deficitit tregtar 689a2f23008b7

Mickoski: Në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë se importi – pres që të vazhdojë ulja e deficitit tregtar

August 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 gusht – Në gjashtë muajt e parë, pas një kohe të gjatë, eksporti rritet më shumë në krahasim me importin, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në komunën e Petrovecit, ku inspektoi realizimin e më shumë projekteve komunale.

“Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë eksporti rritet më shumë në krahasim me importin. Eksporti ishte rritur për 2.9% në 6 muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importi për 2.3 ose 2.4% në të njëjtën periudhë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë po ndodh që të ulet deficiti tregtar me jashtë edhe atë në kushte kur industria automobilistike është në një gjendje siç është, ndërsa komponenta jonë eksportuese kryesisht është pikërisht industria automobilistike. Pres që edhe në periudhën që vijon ky aktivitet ekonomik të vazhdojë.”, theksoi kryeministri Mickoski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten rastet e virusit cikungunja ne kine cfare duhet te dini per kete semundje te perhapur nga mushkonjat 689a2bd802735
Lajmi i mëparshëm

Rriten rastet e virusit çikungunja në Kinë. Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje të përhapur nga mushkonjat

zjarri ne lekel te tepelenes vihet nen kontroll perballja me flaket ne dy drejtime 689a30c43a0d4
Lajmi i radhës

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë