MICKOSKI DHE MEXHITI

Mickoski në 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: E kemi shtetin vetëm nëse e ruajmë së bashku

August 13, 2025
1 minut lexim

Në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të vitit 2001, kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh për unitet, kapërcimin e ndasive dhe të ardhme të përbashkët.

“Ne e kemi shtetin vetëm nëse e ruajmë së bashku”, tha Mickoski, duke kujtuar verën e vështirë të vitit 2001, kur Maqedonia ishte në prag konflikti. “Zgjodhëm rrugën e paqes, të dialogut, të kompromisit, të bashkimit”.

Ai pranoi se nënshkrimi i marrëveshjes nuk ishte i lehtë për askënd:
“A ishin maqedonasit më të lumturit? Jo. Me shumë gjasë i njëjti sentiment ka qenë edhe tek shqiptarët. Por, 24 vite më vonë, Marrëveshja Kornizë solli paqe, stabilitet dhe ruajtjen e unitetit shtetëror.”

Mickoski kritikoi edhe, siç tha, keqpërdorimet e marrëveshjes:
“Për më shumë se 20 vjet kemi pasur struktura që e përdornin nacionalizmin si mbulesë për krimin dhe interesat personale. Njerëzit po largohen – maqedonas, shqiptarë, turq e romë – sepse kërkojnë jetë më të mirë, jo ndasi.”

“Detyra jonë është të sigurojmë një të ardhme për të gjithë, sepse Maqedonia është shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj.”

Sipas Mickoskit, 24 vite janë kohë e mjaftueshme për të kuptuar se paqja nuk është diçka që merret si e mirëqenë, por diçka që ndërtohet çdo ditë:

“Ky ditë nuk është vetëm një kujtim. Ky ditë është një obligim – të ndërtojmë një shtet të bashkuar, të fortë dhe të drejtë. Le ta dinë të gjithë – nuk ka të ardhme maqedonase, nuk ka të ardhme shqiptare, ka vetëm një të ardhme të përbashkët maqedonase për të gjithë ne”, tha Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALI AHMETI
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

ZJERRE GAZETA MK
Lajmi i radhës

Disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht

Të fundit nga

ShkoLartë