mickoski mexhiti dhe aliu do ta vizitojne kliniken universitare per semundje te femijeve ne shkup 685babf88de6f

Mickoski, Mexhiti dhe Aliu do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup

June 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 qershor –  Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

Siç njofton MMJPH, vizita organizohet me rastin e përfundimit të 11 projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mjekësore në klinikë, që synon përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe kujdesin e pacientëve më të rinj.

“Ndër aktivitetet e realizuara, spikat largimi i mbi 40 tonëve të mbeturinave të akumuluara – mobilje të vjetra, pajisje elektronike dhe inventar mjekësor – për herë të parë i realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen sociale REDI Riciklim e cila konform standardeve ekologjike dhe licencës, menaxhon me mbeturinat jo të rrezikshme dhe përpiqet të formalizojë mbledhësit informalë”, thonë nga ministria.

Siç thonë nga MMJPH, ky projekt paraqet, madje shembull pozitiv të përgjegjësisë ekologjike dhe ndërgjegjësimit social në institucionet shëndetësore.

Burimi: zhurnal.mk

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

ZGJEDHJE LOKALE 2025

neymar 770x430 1
Lajmi i mëparshëm

“Mora një vendim, dëgjova zemrën”, Neymar zbulon të ardhmen

nje hap drejt mesimit gjitheditor bulliqi thote se kane nisur procedurat per ndertimin e tri anekseve shkollore 685bafb8da02d
Lajmi i radhës

Një hap drejt mësimit gjithëditor, Bulliqi thotë se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

Të fundit nga

ShkoLartë