Një hap drejt mësimit gjithëditor, Bulliqi thotë se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

June 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në shkollat “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu” në qytet.

Bulliqi thotë se këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për realizimin e mësimit gjithëditor në shkollat e qytetit.

Përmes ndërtimit të këtyre anekseve, do të zgjerojmë kapacitetet hapësinore, do të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe do të mundësojmë zhvillimin e mësimit kabinetik në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se në fazën e radhës do të përfshihen edhe shkollat në fshatra, duke kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e mësimit gjithëditor në gjithë komunën tonë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mickoski, Mexhiti dhe Aliu do ta vizitojnë Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë