mickoski me uljen e tvsh se dhe akcizave maqedonia synon te mbaje cmimet me te uleta te derivateve ne rajon 6a09cba13b139

Mickoski: Me uljen e TVSH-së dhe akcizave, Maqedonia synon të mbajë çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

May 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Mickoski tha se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë për vazhdimin e masave për uljen e TVSH-së për benzinat dhe reduktimin e akcizave për naftën dhe benzinat deri më 1 qershor pritet të sigurojë që vendi të vazhdojë të ketë çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. Në dy javët e ardhshme do të mbetet në fuqi TVSH-ja e ulur nga 18 në 10 për qind për benzinat, si dhe akciza e reduktuar prej 4 denarësh për litër për naftën.
“Dje kishim një mbledhje të jashtëzakonshme online të Qeverisë, në të cilën deri më 1 qershor kemi vazhduar masat që nënkupton uljen e TVSH-së dhe akcizave për derivatet e naftës. Me çka përsëri jemi ne shtet me çmimin më të ulët të derivateve të naftës, dhe mendoj se kështu duhet të vazhdojmë edhe më tej….Një pjesë e madhe e qytetarëve nga veriu, perëndimi dhe jugu vijnë tek ne marrin naftë”, deklaroi, Hrisitjan Mickoski kryministër

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për energjetikë, EUROSUPER BS-95 kushton 85 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 86,5 denarë për litër, ndërsa Eurodizel 89,5 denarë për litër. Vaji për djegie shitet me 94 denarë për litër, kurse mazuti me 49,968 denarë për kilogram. Ndërkohë Rregullatori nesër pritet të publikojë çmimin e ri të derivateve.

Me nisjen e konfliktit mes Iranit dhe SHBA-ve, në tregjet ndërkombëtare u krijua pasiguri e madhe, e cila solli rritje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës. Frika nga ndërprerjet e furnizimit dhe tensionet në rajonet e prodhimit të naftës ndikuan drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të naftës bruto. /Alsat

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

crregullime te personalitetit kush eshte 31 vjecari nga maroku qe tmerroi modena n 6a09c2c6a6a17
Lajmi i mëparshëm

Çrregullime të personalitetit, kush është 31-vjeçari nga Maroku që tmerroi Modena-n

vlen bdi 20 vite ne pushtet nuk arriti ta zgjidhe ceshtjen e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 6a09ccf21a5f1
Lajmi i radhës

VLEN: BDI 20 vite në pushtet, nuk arriti ta zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë