HRISTIJAN MICKOSKI GAZETA MK 1

Mickoski: Me marrëveshjen që bëmë me sindikatat i përmbushëm detyrimet tona, bllokadat nga LSM-ja kanë prapavijë politike

February 10, 2026
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me marrëveshjen e Qeverisë me sindikatat, deklaroi:

“Кjo marrëveshje e Qeverisë me sindikatat do të thotë edhe një marrëveshje tjetër historike, që në dy vitet dhe disa muajt e ardhshëm, respektivisht duke filluar nga muaji prill 2026 deri në muajin prill 2028, rreth njëmbëdhjetë mijë persona nga administrata dhe nga shërbimet në gjykata dhe prokurori do të marrin rreth 40% pagë më të lartë, krahasuar me atë që marrin sot.  Me këtë, Qeveria si punëdhënësi më i madh e përmbyll marrëveshjen me kolegët e saj. Praktikisht, kësaj i paraprinë punonjësit shëndetësorë, pastaj punonjësit e arsimit, më pas institucionet e tjera dhe, në fund, tani me SAASH-në dhe SPOGj-në, i kemi përfshirë edhe të punësuarit në shërbimet e gjykatave dhe prokurorive, rreth njëmbëdhjetë mijë kolegë tanë. Kur e gjithë kjo të përmbyllet, mund të themi se deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie i kemi rregulluar detyrimet dhe marrëdhëniet tona me kolegët tanë.”

Në pyetjen nëse do të sillet një zgjidhje përfundimtare për pagën minimale, duke qenë se sot ka bllokada para Kuvendit, si dhe ka paralajmërime për bllokimin e Odave ekonomike dhe të Qeverisë, kryeministri Mickoski tha:

“Jo, kjo do të vazhdojë. Sepse kjo ka prapavijë politike. Njëri nga protestuesit e sotëm, para pak ditësh mbante konferencë për shtyp me mua, në një gjendje të dukshme entuziazmi, i kënaqur me atë që ishte arritur.  Ndërsa sot e shihni se bllokon së bashku me atë tjetrin që thirret në të drejtat e punëtorëve, por që keqpërdor automjete zyrtare për qëllime private dhe shumë gjëra të tjera, për të cilat, siç kam ndjesinë, punëtorët që ai i udhëheq do të jenë dëshmitarë se kush i udhëheq dhe kush i manipulon në këto procese të instruuara politikisht. Dhe kjo, në periudhën që vjen, do të vazhdojë, nuk do të ndalet, unë jam i vetëdijshëm për këtë. Por ajo që për mua është e rëndësishme si kryetar i Qeverisë është se argumenti se Qeveria është punëdhënësi më i madh dhe duhet t’i rregullojë detyrimet e saj, është përmbushur – ne i kemi kryer obligimet tona.

Në dialogun dypalësh mes odave, përkatësisht punëdhënësve dhe punëtorëve, ne jemi lehtësues. Dhe kemi thënë se do të mbështesim çdo zgjidhje që ata praktikisht do ta arrijnë me marrëveshje. Por udhëheqës të vetëshpallur, të instruuar politikisht, ne nuk mund të mbështesim. Nuk duam të mbështesim, as të hyjmë në procese të tilla. Përsëri do ta them, njëri nga ata që sot protestonte, para dy ditësh mbante konferencë për shtyp me mua, në një gjendje entuziazmi, duke thënë se kjo është një marrëveshje historike dhe se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, e kështu me radhë. Por qytetarët le të gjykojnë vetë dhe le të vlerësojnë.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

macron be ja duhet te vendose nese do te behet nje fuqi apo do te shkaterrohet 698b3c024ae35
Lajmi i mëparshëm

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

janevska ligji i ri per arsim nuk ndikon ne autonomine e universiteteve por ato kane detyrim per llogaridhenie 698b41fdecca3
Lajmi i radhës

Janevska: Ligji i ri për arsim nuk ndikon në autonominë e universiteteve, por ato kanë detyrim për llogaridhënie

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë