mickoski me akuza te reja ministrat e bdi se nuk deshen ta zgjidhin ceshtjen e provimit te jurisprudences 6a305ccfe6381

Mickoski me akuza të reja: Ministrat e BDI-së nuk deshën ta zgjidhin çështjen e Provimit të jurisprudencës

June 15, 2026
min lexim
hristijan mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për Alsat- M, ka thënë se ministrat shqiptarë të Drejtësisë në qeveritë e kaluara, nuk deshën ta zgjidhnin çështjen e provimit të jurisprudencës, ndërsa kjo qeveri po punon për një zgjidhje të qëndrueshme që ky problem të tejkalohet.

“Që nga dita e parë e kam thënë këtë dhe qëndroj pas kësaj, se nëse shteti ka lejuar të formohet arsim i lartë në gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, siç kemi raste në Maqedoni me gjuhën shqipe, turke dhe angleze dhe nëse shteti e ka mundësuar këtë, unë nuk shoh asnjë arsye që pjesa teorike e provimit të jurisprudencës të mos zhvillohet në njërën prej këtyre gjuhëve që janë të ndryshme nga gjuha maqedonase, pasi ju keni lejuar formimin e arsimit të lartë në ato gjuhë”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se qëndrimi i Komisionit të Venecias është se duhet të kemi një “lingua franca”, pra një gjuhë të vetme në kuadër të gjyqësorit në Maqedoni dhe se këto dy çështje, në këtë rast, nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.

“Nga ana tjetër, duhet të themi gjithashtu se statistika është e pamëshirshme dhe pothuajse 95% e kandidatëve shqiptarë që deri më tani e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, si pjesën teorike ashtu edhe atë praktike në gjuhën maqedonase, e kanë kaluar, që do të thotë se absolutisht nuk bëhet fjalë për diskriminim”, ka thënë Mickoski.

Kryeministri nënvizoi se ligji aktual, në këtë formë siç është nuk e rregullon dhënien e provimit, por i jep të drejtë ministrit të Drejtësisë që me një akt tjetër juridik ta rregullojë mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës. Për këtë arsye, kjo qeveri po kërkon një zgjidhje, ndryshe nga qeveritë e mëparshme, ku edhe ministra shqiptarë nuk e kanë zgjidhur këtë problem.

“Gjatë viteve të kaluara, disa ministra shqiptarë nga radhët e BDI-së nuk kanë dashur, ndërsa kjo qeveri ka vullnet dhe po punon për të gjetur një mënyrë që ky problem të tejkalohet. Ministri Fillkov është pjesë e kësaj qeverie që po kërkon një zgjidhje, ndryshe nga qeveritë e mëparshme, në të cilat ministrat shqiptarë të Drejtësisë nuk kanë dashur ta zgjidhin atë”, deklaroi Mickoski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

indri zbulon marredhenien me vanesen pas ferma vip kur e takova me erdhi ta perqafoja 6a3058db8ddd1
Lajmi i mëparshëm

Indri zbulon marrëdhënien me Vanesën pas Ferma VIP: Kur e takova, më erdhi ta përqafoja

ymeri per akuzat ndaj analisteve nuk ka asgje e vertete le te hetohet cdo dyshim 6a307354470e4
Lajmi i radhës

Ymeri për akuzat ndaj analistëve: Nuk ka asgjë e vërtetë, le të hetohet çdo dyshim

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë