mickoski kemi shlyer mbi 45 miliarde euro borxh ne dy vjet 6a4ad5a66827c

Mickoski: Kemi shlyer mbi 4,5 miliardë euro borxh në dy vjet

July 6, 2026
1 minut lexim

Qeveria ka shlyer euroobligacionin e vitit 2020 në vlerë prej 700 milionë euro, të cilin e kishte marrë qeveria e mëparshme, duke e kthyer atë para afatit dhe duke kursyer disa miliona euro, kështu njoftoi kryeministrit Hristijan Mickoski.

Sipas tij, gjatë dy viteve të fundit janë shlyer ose riprogramuar rreth 4,5–4,6 miliardë euro borxh, të krijuara kryesisht gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.

“Në këto dy vite, janë ristrukturuar rreth 4,5 – 4,6 miliardë euro. Ky është borxh dhe obligime të krijuara, në pjesën më të madhe, nga shtatë vitet e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Natyrisht, ka edhe pjesë nga më herët, por në pjesën më të madhe, në përqindje, kjo është diçka mbi tre të katërtat. Ne i shërbejmë këto obligime, njëkohësisht gjejmë mjete për projekte infrastrukturore. Kemi nënshkruar edhe marrëveshje kolektive me arsimin, me shëndetësinë, me administratën etj. Kur punohet me mençuri, sanohen të gjitha pasojat e dëmshme nga një kohë që nuk do të doja kurrë të përsëritej as për qytetarët, as për shtetin” “Ne do të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Duke krahasuar parametrat ekonomikë, kryeministri tha se në periudhën e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së rritja e Bruto-prodhimit vendor ishte pak nën 1,8 për qind, ndërsa në shtatë tremujorët e qeverisë që e udhëheq VMRO-DPMNE dhe koalicioni, është pothuajse dyfish më e lartë, përkatësisht 3,5 për qind.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktori jesse eisenberg refuzon largimin nga amerika 6a4ad2fd78532
Lajmi i mëparshëm

Aktori Jesse Eisenberg refuzon largimin nga Amerika

mexhiti neser nenshkruhet kontrata per autostraden shkup bllace 6a4ad6f10b0ee
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë

Të fundit nga

ShkoLartë