mickoski investimet infrastrukturore do ti motivojne qytetaret dhe do te mund ti kthejme serish ne vend 69a4b8a47e592

Mickoski: Investimet infrastrukturore do t’i motivojnë qytetarët dhe do të mund t’i kthejmë sërish në vend

March 2, 2026
1 minut lexim

Qarkorja në Kriva Pallankë, e cila u rikonstruktua, sot u hap solemnisht në praninë e përfaqësuesve qeveritarë.

Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi 4,5 km dhe gjerësi 7,5 m, me sinjalizim horizontal dhe vertikal të vendosur.

Rikonstruktimi përfshiu edhe të dyja urat.
Ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, tha se kjo është një infrastrukturë rrugore e rëndësishme, pjesë e Korridorit 8, e cila nuk përfaqëson vetëm qarkoren e Kriva Pallankës, por edhe lidhje me Bullgarinë fqinje.

“Me modernizimin e qarkores në Kriva Pallankë dhe rrugën e ekspres që çon nga Kriva Pallanka në Stracin, zhvillohet krahu lindor i Korridorit 8”, tha Nikolloski.

Kryeministri Kristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme në këtë pjesë të vendit të investohen disa qindra milionë euro, duke treguar lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, fazën e dytë të rikonstruksionit të pikës kufitare dhe infrastrukturën rrugore.

“Njerëzit të cilat e kanë braktisur Maqedoninë e shohin tani se atje ku kanë shkuar, posaçërisht në pjesën e Evropës perëndimore, gjendja nuk është ashtu siç e kanë pritur, mendoj se me investime të këtilla do t’i motivojmë njerëzit dhe do të mund t’i kthejmë njerëzit në shtëpi”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Sipas drejtorit të Rrugëve Shtetërore”, Koce Trajanovski, qarkorja është ndërtuar sipas të gjitha standardeve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nis numerimi per se prapthi prof hyseni tregon pse vjosa osmani mbetet alternativa e vetme dhe e duhura per postin e presidentes 69a4912e946e1
Lajmi i mëparshëm

Nis numërimi për së prapthi: Prof. Hyseni tregon pse Vjosa Osmani mbetet alternativa e vetme dhe e duhura për postin e Presidentes

operacioni i shba dhe izraelit kunder iranit trump do te zgjase te pakten 4 jave 69a4b9042c373
Lajmi i radhës

Operacioni i SHBA dhe Izraelit kundër Iranit, Trump: Do të zgjasë të paktën 4 javë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë