mickoski fajeson lsdm ne dhe bdi ne per bllokimin e rruges drejt be se ndryshimet kushtetuese jane kusht politik 6aede06d37e37

Mickoski fajëson LSDM-në dhe BDI-në për bllokimin e rrugës drejt BE-së: Ndryshimet kushtetuese janë kusht politik!

November 6, 2026
1 minut lexim
micko 1

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar ish-qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së se, me vendimet e saj, ka krijuar pengesa politike në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin kusht për avancimin drejt BE-së nëse qeveria e kaluar nuk do të kishte pranuar marrëveshje të pafavorshme.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar. Për shkak të politikave antishtetërore të qeverisë së kaluar, sot përballemi me një kusht politik, që janë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Mickoski.

Ai shprehu optimizëm se vitin e ardhshëm vendi do të marrë një raport më pozitiv nga Komisioni Evropian, pasi disa reforma të Qeverisë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, nuk janë përfshirë në vlerësimin e sivjetmë.

Kryeministri theksoi se dialogu me Bullgarinë vazhdon, duke shpresuar në një zgjidhje që do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut të zhbllokojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm per bomba ne irlande dhe britani evakuohen redaksite e disa mediave kercenime edhe ndaj linjave ajrore ne evrope 6aede01aad4c3
Lajmi i mëparshëm

Alarm për bomba në Irlandë dhe Britani, evakuohen redaksitë e disa mediave. Kërcënime edhe ndaj linjave ajrore në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë